Sot në Kosovë pati mot me temperatura të larta deri në orët e pasdites. Në shumë qytete të Kosovës, pas temperaturave të larta filluan reshje.
E si zakonisht kur ka temperatura të larta, reshjet shpesh shoqërohen me breshër.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet madhësia e breshrit.
Breshër pati kryesisht në fshatrat e rrethit të Drenasit, në Kizhnarekë, Nekovc dhe Krajkovë.
Më poshtë gjeni foto dhe video të motit të ligë që mbretëroi në disa fshatra të vendit./GazetaExpress/
- Advertisement -