Breshëri ua shkatërron arat bujqve të Drenasit (VIDEO)

Dy hektarë e gjysmë të mbjella i shkuan poshtë Xhemail Bytyqit nga Drenasi. Gjithë këtë hapësirë ia dëmtoi për 15 minuta breshëri i fuqishëm që ra të shtunën në rajonin e Drenicës.

Ky thotë se sivjet nuk mund të përfitojë më nga kjo tokë.

Të reshurat bënë edhe dëme në shtëpitë e Drenasit.  Sasia e breshërit qe aq e madhe sa dikush u detyrua ta largojë atë me karrocë. Ndërsa qendra tregtare e qytetit u mbush me ujë.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit i tha televizionit se do të bëhet vlerësimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, dhe më pas do të dërgohen në qeveri për kompensim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT