Breshër i madh në disa vende të Kosovës, raportohet për dëme të mëdha në bujqësi |Foto

Sot në Kosovë po mban mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër kanë përfshirë shumë rajone të Kosovës.

Reshje breshri ka pasur sidomos në rajonin e Pejës, ku janë dëmtuar edhe shumë kultura bujqësore.

Reshjet pritet të intensifikohen gjatë ditës, derisa është paralajmëruar edhe për vërshime të mundshme. /Reporteri.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT