Brenda morgut të Prishtinës ku mbahen trupat që nga lufta e parë botërore

Një dhomë e ftohtë e morgut të Prishtinës, mbanë rreth 300 mbetje mortore. Aty ndodhen mbetje që nga Lufta e Parë Botërore e deri në luftën e vitit 1999 në Kosovë, e që nuk janë identifikuar ende se kujt i përkasin.

Drejtori i Institutit Mjekësor Ligjor, Arsim Gërxhaliu në një intervistë për Gazetën Insajderi, tha se në morgun e Prishtinës nuk ndodhen vetëm trupa shqiptarë, por edhe të shtetasve të huaj.

“Në morg i kemi dikun rreth 300 mbetje mortore, që nuk do të thotë se janë 300 persona se munden me qenë ma pak por këto mbetje mortore nuk i takojnë krejt luftës së fundit. Munden me qenë të luftës së pare dhe të dytë ose ndoshta më të vjetër”, tha Gërxhaliu.

Në këtë dhomë të morgut ka pasur edhe trupa që u përkisnin personave nga Bullgaria e Moldavia, por që nuk i përkasin asnjë lufte.

“Janë disa kufoma të pas luftës. Kanë qenë nja dy të Bullgarisë dhe të Moldavisë, raste të cilat kanë qenë si vdekje tjera të freskëta. Vitin e kaluar Ambasada e Bullgarisë, ka bërë tërheqjen e shtetasve të tyre. Ne kemi pritur ndonjë përgjigjen edhe nga Moldavia por të njëjtat duhet t`i varrosim në Dragodan me kode sipas ligjit”, ka shtuar me tej ai.

Gërxheliu ka treguar se çfarë ndodh kur familjarët nuk i marrin kufomat e personave të vdekur.

“Në aspektin e ligjeve civile tek rastet tjera dhe këto të freskëta kur nuk kem tërheqje nga ndonjë familje 30 ditë je i obliguar ta mbash, pas 30 ditëve ekziston drejta e drejtorit për ta thirrur hortikulturën dhe të njëjtin i varrosim në varrezat e Dragodanit me kod”, ka shtuar më tej.

Një nga arsyet që këto kufoma kanë mbetur pa një përgjigje ende, është se shumë familjar të personave të zhdukur nuk ka dhënë gjak për identifikimin e kufomave.

“Në Kosovë kanë qenë 13 mijë e 500 të vdekur ne kemi filluar me mbi 6 mijë kurse tani jem në 1648 dikun 3-4mijë që ju kanë marrë mostrat familjarëve kjo pjesa tjetër nuk ju kanë marrë mostrat”, ka shtuar Gërxhaliu.

Kufomat që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës janë të ndara në frigoriferët e caktuar. Aty bëhet selektimi i kufomave të freskëta, nga ato që kanë mbetur nga lufta e parë Botërore dhe lufta e fundit në Kosovë.

Gërxhaliu foli edhe për kapacitetet që ka morgu i Prishtinës, deri në sa trupa mund të mbajë një frigorifer.

“Një Frigoriferë është pesë katëshe dhe janë me motor të dyfishtë, në rast se njëri prishet tjetri hynë në funksion, ne ato vendose vetëm pjesë kockorë të cilat shpesh nuk janë të kompletuara, mund të vendosen dikund deri ne 700 deri në 800 qeska”, ka thënë Gërxhaliu për Insajderin.

Drejtorit të Institutit Mjekësor Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka treguar se ka pasur shumë raste kur persona të pandërgjegjshëm kanë përfituar nga tragjedia e familjarëve të personave të zhdukur.

“Kemi raste të veprimit të sekserëve, sekserët janë njerëz të cilët përfitojnë në tragjedinë e dikujt tjetër. Pas vitit 1999 në Kosovë pas humbjes-zhdukjes së shumë personave , shumë familjarë deklaronin se e kanë një person i cili vazhdimisht u jep informacione për gjendjen e të afërmve të tyre, kinse janë ende të gjallë në burgjet private në Serbi. Ata persona për përfitime vetjake kërkonin të holla nga familjarët në këmbim të lirisë së të afërmve të tyre, me arsyetimin se kanë lidhje me burgjet ku gjendeshin të afërmit e tyre”, ka thënë drejtori i IML-së.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është hapur në vitin 1963, por në vitin 2002 administrata e UNMIK-ut e hape zyrën për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore, dhe bënë ndarjen fizike nga pjesa Shëndetësore në pjesën e Drejtësisë .

Nga vitin 2002 deri ne 2006 është shfrytëzuar lokacioni të cilën e ka pasur në shfrytëzim Tribunali i Hagës, në Rahovec.

Në vitin 2006 është rregulluar kjo ndërtesë dhe që nga ajo kohë vazhdon të jetë funksionale.

Gërxhaliu ka treguar se si është e organizuar puna në morgun e Prishtinës. Ai tha se ky institut ka gjithsej 63 punëtor dhe një shërbim të ndarë në tre divizione.

“Ne i kemi tri divizione të ndara, divizioni i mjekësisë ligjore e cila merret me rutinën ditore të ditës, divizioni për identifikimin e cila i ka sektorët e saj, sektorin për komunikim me familjar, sektorin për identifikime dhe e kemi pjesën teknike. Kemi pesë teknik të autopsisë, tetë asistent të morgut që japin kujdestari 24 orë po ashtu kemi sigurim 24 orë”, ka thënë Gerxhaliu. /Insajderi.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT