Brejvik, vrau 77 njerëz dhe thotë se me janë cenuar të drejtat e njeriut

Vrasësi masiv, Andres Brejvik ka ngritur padi kundër shtetit të Norvegjisë, duke pretenduar se i janë cenuar të drejtat e njeriut.

Brejvik beson se Norvegjia ka shkelur të drejtat e njeriut ndaj tij duke e mbajtur atë të izoluar në burg për katër vite pasi që pati vrarë 77 njerëz.

Padia të cilën e ka dorëzuar Brejvnik në gjyqin kryesor në Oslo, në të cilën bën thirrje për Kuvendin Europian për të drejtat e njeriut që synon të detyrojë Oslon t’i siguroj kontakt më të madh për njerëzit e tjerë dhe kufizon censurimin e letrave të tij, raporton Reuters.

Ndërsa avokati i tij ka bërë të ditur që atij i janë reduktuar mjaft shumë vizitat dhe kontakti me njerëz tjerë, gjë që synohet të rishikohet në gjykatë.

“Ai është izoluar në një shkallë shumë ekstreme”, shtoi avokati i tij.

Madje për shkaqe sigurie atij i është ndaluar edhe takimi me të burgosur të tjerë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT