Brazil 2016, OKB: Shfarrosje e të miturve për të pastruar qytetet

Shfarrosje e të miturve për të pastruar qytetet Kombet e Bashkuara kanë akuzuar policinë braziliane se ka vrarë fëmijë për të “pastruar” qytetet dhe sidomos Rio de Zhaneiron, në kuadër të Lojrave Olimpike të vitit të ardhshëm.

Akuza është bërë nga Komiteti i OKB për të Drejtat e të Miturve dhe citohet nga mediat braziliane, mes të cilave e përditshmja “Estadao”.

Sipas Komitetit, “forcat braziliane të rendit janë të përfshira në një numër të lartë ekzekutimesh në masë të fëmijëve, të shoqëruar nga një pandëshkueshmëri e përgjithësuar, për të pastruar vendin”.

Për strukturën e Kombeve të Bashkuara, dhuna karshi të miturve është edhe më e dukshme në Rio de Zhaneiro, ku ka përpjekje për “pastrimin” e metropolit në pag të Lojrave Olimpike të vitit 2016.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT