Bravo rrezikon paraqitjen në derbin ndaj Unitedit

Portieri i ri i Manchester Cityt, Claudio Bravo, mund të mos paraqitet në derbin e të shtunës ndaj Manchester Unitedit.

Ish-portieri i Barcelonës kompletoi kalimin e tij në Ëtihad në javën e fundit të afatit kalimtar dhe i është dhënë fanella me numër 1 pas largimit të Joe Hart.

Koha e shkurtër për të pushuar dhe për të stërvitur me bashkëlojtarët, duket se do të hendikepojë portierin kilian nga starti në derbin e madh.

Megjithatë, Guardiola besohet se mund edhe ta rrezikojë atë në këtë duel edhe pse ai nuk është 100% gati.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT