Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo, nuk e ka fshehur dëshirën e tij që me Barcelonën të fitoj tre trofetë e mundshëm këtë sezon.
Ai ka treguar se në dhomat e zhveshjes futbollistët e Barcelonës, po flasin për ta fituar tripletën, por që gjërat duhet marrë hap pas hapi.
“Kemi filluar të flasim në zhveshtore për ta fituar tripletën përsëri. Barcelona këtë e ka bërë edhe më parë dhe do të ishte mirë që të ndodhte përsëri, por se gjërat duhet t’i marrim hap pas hapi”, ka thënë Bravo.
Barcelona është në rrugë të mirë për ta fituar tripletën, pasi është në vend të parë në La Liga, në finale të Kupës së Mbretit dhe afër kalimit në cerekfinale, pasi në ndeshjen e parë ka fituar ndaj City me rezultat 2-1.
- Advertisement -