Disa javë më parë njëri prej aktorëve të njohur shqiptarë, Genc Fuga, preku temën e teatrit shqiptar dhe pagesën e ulët që aktorët merrnin për rolet e tyre. Mirëpo, mesa duket, jo vetëm aktorët e teatrit janë të pakënaqur nga pagesa që marrin.
Moderatorja Alba Çobaj ka qenë e ftuar në ‘Thumb’, ku është pyetur nga Fatma dhe Aulona për arsyet e largimit të saj së fundmi nga media. Ajo ka treguar se ka qenë e pakënaqur aty nga rroga që i jepnin në televizion dhe ndihej jo aq e vlerësuar sa ajo dëshironte.
“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media”
“Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”, – ka rrëfyer Alba.