Brahimi e Ramizi shënues në fitoren e Wohlen

 

Futbollisti nga Istogu, Mërgim Brahimi, ka shënuar golin e parë në fitoren e thellë të Wohlen ndaj Le Mont me rezultat 4-0. Brahimi shënoi nga penaltia në minutën e 17-të.
Edhe golin e katërt për Wohlen e ka shënuar sulmuesi shqiptar nga Ternoci i Luginës së Preshevës, Samir Ramizi, në minutën e 81-të.
Wohlen pas javës së 21 është në vendin e dytë të Ligës së dytë zvicerane me 46 pikë, dy më pak se Servette që kryeson por që 2 ndeshje më shumë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT