Botohet vepra ” Il gioco delle foglio” e Sali Bashotës në gjuhën italiane

Përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën italiane nga Edmond Çali dhe Tonia Zitelli, me parathënie të Dr. Yvonne-Denise Köchli, kjo është vepra e dhjetë e Bashotës, e cila botohet në gjuhë të ndryshme të botës
“Il gioco delle foglio” (“Loja e gjetheve”) e Sali Bashotës është libri i tij më i ri i botuar këto ditë në gjuhën italiane nga Editura Xanthippe në Cyrih. Përkthyer nga gjuha shqipe në gjuhën italiane nga Edmond Çali dhe Tonia Zitelli, me parathënie të Dr. Yvonne-Denise Köchli, kjo është vepra e dhjetë e Bashotës, e cila botohet në gjuhë të ndryshme të botës.
Editura Xanthipe, e cila i ka përfaqësitë e saj në Cyrih, Mynhen dhe Vienë, në vitin 2010 e ka botuar librin tjetër të Bashotës në frëngjisht me titullin “Beauté maudite”, përkthyer nga Frédérique Duversin. Kjo shtëpi botuese deri më tani ka botuar vepra të autorëve të njohur, siç janë: Helen Meier, Catrina Wermer, Barbara Ryffel, Raunder Urs, Achim Kuhn, Claude Baumann etj.
Poezitë e Sali Bashota, të botuara në vepra të veçanta dhe në antologji të ndryshme në gjuhë botërore janë përkthyer nga Robert Elsie, Hans Joachim Lanksch, Frédérique Duversin, Gunnar Barkenhammar, Denica Veleva, Hristo Petreski, Marius Dobrescu, Tomasz Chmielik, Edmond Ludwig, Győri László, Tonia Zitelli, Taner Güçlütürk etj., pastaj nga përkthyes shqiptarë: Baki Ymeri, Muhamed Mufaku, Avni Spahiu, Naim Kryeziu, Mazllum Saneja, Edmond Çali, Robert Luari, Bardhyl Selimi, Ahmet Selmani, Bade Bajrami etj.
Sali Bashota i ka botuar këto vepra në gjuhë të ndryshme të botës: “Exilul Sufletului” (2004), “Schalte das magische Licht ein” (2004), “Only Death is White” (2005), “Ako stanam angel” (2006), “Ploaia fara Tine” (2008), “Beauté maudite” (2010), “Прокълната красота” (2012), “När himlen tystnar” (2012) “Allume la lumière magique” (2012).
Autori është nderuar me çmime të larta letrare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, siç janë: “Pjetër Bogdani” (1999), “Pena e Artë”(1990 dhe 2000), “Menada” (2004) Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (2006 dhe 2012), “Serembe” (2010), Çmimin vjetor për letërsi, për librin më të mirë me poezi për vitin 2011, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Edmond Çali,përkthyesi i veprës“Il gioco delle foglio” është mësimdhënës në Universitetin “L’Orientale” të Napolit . Ka përkthyer vepra të autorëve Italo Calvino, Massimo D’Alema, Kasëm Trebeshina etj.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT