Është botuar libri me i ri “Nga Goja e Popullit” me autor Daut Kelmendi. Libri është promovuar në njëvjetorin e vdekjes së këtij veprimtari të madh. Ishte arsimdashës, veprimtar i dalluar në pajtimin e gjaqeve, përkrahës i kërkesave gjithë popullore për Republikën e Kosovës, si dhe mbështetës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Libri përmban kryesisht fjalë te urta, proverba, anekdota. Autori ka mbledhur fjalë të urta nga goja e popullit tregime historike neper odat e Kosovës. Gojëdhëna është tregim nga goja e popullit që u kushtohet personave ose dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta persona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzore.
Ky libër është një thesar për historinë e popullit tonë duke e ruajtur trashëgimin historike tw pleqnarëve të cilët në atë kohë nuk kanë pasur ku të shkruajnë por që i kanë mbajt në mendje dhe i kanë transmetuar brez pas brezi.
- Advertisement -