Pas sulmeve që përgjakën Parisin, bota është përfshirë nga paniku i terrorit dhe shumë vende janë detyruar të shtojnë masat e sigurisë.
Në Suedi është dhënë alarmi më i lartë i sigurisë që ka parë vendi deri më sot. Policia suedeze njoftoi se është në kërkim të një personi të dyshuar për terror.
Mendohet se i dyshuari këtë javë ka hyrë në Suedi dhe po përgatitej për të kryer një sulm.
Sipas shtypit suedez personi që kërkon policia është një irakian i stërvitur në Siri.
Kurse në Belgjikë janë kryer bastisje në 6 adresa të ndryshme, që dyshohet se kanë pasur lidhje me sulmet e Parisit.
Bastisjet në shënjestër kishin të afërmit e Bilal Hadfi-t, një nga autorët e sulmit në Stadiumin e Parisit.
Sipas hetimeve, Hadfi ka pasur shtetësi franceze, është rritur në Bruksel, kurse vitin e kaluar ishte njohur me grupe radikale dhe kishte shkuar në Siri.
Në Honduras janë arrestuar 6 siriane me pasaporta të vjedhura greke.
Njoftohet se 5 nga sirianët tentonin të kalonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasaporta të falsifikuara.
Njoftohet se personat e kapur nuk kanë lidhje me sulmet në Paris. /trt/