Ndonëse me mandat të skaduar në fillim të muajit mars, Bordi i ARKEP-it, në krye të së cilit është Ekrem Hoxha, ka marrë vendim në mënyrë të kundërligjshme që të shpallë tender për operatorin e tretë të telefonisë mobile në Kosovë. Një vendim i tillë ka nxitur debat tek institucionet dhe njohësit e kësaj fushe. Siç shkruan “Kosovasot”, Ekrem Hoxha, kryetar i tashëm i Bordit me mandat të skaduar nga njohësit e kësaj fushe konsiderohet si njeri i afërt me pronarët e Kompanisë ”Devolli”, dhe i njëjti po hetohet nga Prokuroria e Kosovës për rastin e dhënies së 100 000 numrave nga ‘Vala’ për telefoninë ‘Z- Mobile’, pronë e vëllezërve Devolli. Këto vendime të ARKEP-it, e nxitën edhe debatin se përse Qeveria jonë po hesht, dhe pse nuk po e ndalon çdo aktivitet të ARKEP-it dhe urgjent të zgjedhë njerëz të rinj në këtë bord dhe të painkriminuar.
- Advertisement -