Bordi i AKP-së, peng i Listës “Srpska”

Formimi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbetur peng i Listës “Srpska”, të cilët pas shkarkimit të ministrit Aleksandër Jabllanoviq, kanë braktisur institucionet e Kosovës. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Kuvendi nuk po mund ta formojë Bordin e AKP-së, sepse deri më tash Lista “Srpska” nuk ka dashur të diskutojë për këtë çështje.
“Pa kthimin e Listës serbe në Qeverinë e Kosovës nuk mund të formohet Bordi i AKP-së. Kështu që Lista serbe ekskluzivisht po e bllokon formimin e Bordit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës. Mirëpo, edhe në rast të kthimit eventual, anëtarët e kësaj Liste kanë kundërshtuar publikisht privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore nëpër komuna që drejtohet nga kryetar serbë në Kosovë.
Ndërkaq, Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe njëherësh ish-anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) thotë se bllokimi i Bordit të AKP-së ka dëmtuar rëndë dhjetëra mijëra punëtorë të cilët janë duke pritur marrjen e mjeteve të 20 për qindëshit nga privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH).
- Advertisement -

MË TË FUNDIT