Ndeshjet e javës 18 të Raiffeisen Superligës janë shtyrë për javën e ardhshme. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira atmosferike dhe reshjet e borës, që mbuluan fushat e stadiumeve.
Lajmi konfirmohet për Gazetën Olle nga burime pranë FFK-së. Së shpejti pritet të vije edhe njoftimi zyrtar.
Thuajse të gjitha klubet kanë bërë kërkesa për shtyrjen e javës. Shtyrja vlen edhe për ndeshjet e Ligës së Parë.
- Advertisement -