Bombë te shtëpia e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala

Para pak çastesh është gjetur një bombë e pashpërthyer tek shtëpia e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, në Matiçan të Prishtinës.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime Brenda Policisë së Kosovës.

Para pak ditësh është gjuajtur edhe një bombë në oborrin e Televizionit Publik. Në këtë rast sulmin e kishte marrë përsipër i ashtuquajturi Grupi i Rugovës, duke thënë se këtë po e bëjnë në shenjë pakënaqësie me hapësirën që televizioni publik i jep demarkacionit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT