Boksieri shqiptar, Habib Vuçitërna triumfon ndaj boksierit serb

Boksieri shqiptar, Habib Vuçitërna, ka arritur të bëjë krenar gjithë popullin shqiptar, pasi ka arritur të mposhtë bokserin serb, Miro Rakic në duelin e kategorisë së rëndë që u mbajt në Austri.

Dueli u zhvillua në Austri, ku edhe bokseri nga Rahoveci u përball me bokserin serb në kategorinë e rëndë 91+ kilogram.

Meçi u fitua nga Habib Vuçitërna në pikë, i cili edhe ishte larg më i mirë në këtë duel sipas gjyqtarëve, pasi dominoi në të gjitha raundet

Ky nuk është suksesi i parë i bokserit shqiptar, pasi ai edhe më parë ka arritur të fitojë duele por arritje edhe më të mëdha priten në të ardhmen prej tij ku ai do të sfidojë më të mirët e boksit botëror. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT