Për njërin nga të akuzuarit për mashtrim me viza pune gjermane, Edmond Kërliu, bashkë me gjykimin ndaj tij, të rëndësishme duket se janë edhe sportet luftarake.

Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ai akuzohet bashkë me ish-deputetin Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi, ka shfrytëzuar rastin që të shikojë një nga meçet e boksit, që me gjasë i ka ikur pa e parë./Front Online/