Bogoevski: Nëse gjeni argument për federealizimin nga Zaev, do të tërhiqem nga zgjedhjet

Pavle Bogoevski ka sfiduar të gjithë ata që akuzojnë Zoran Zaevin për federalizim të shtetit të gjejnë argumente për këtë, dhe ai do të tërhiqet nga zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse dikush më tregon ndonjë video ose citat autentik ku Zoran Zaev ka thënë se do të sjellë dygjuhësi dhe do të ndryshojë kushtetutën ose do të federalizojë Maqedoninë, siç thotë Gruevski, unë do të tërhiqem nga kandidatura që tani. Nuk e kam fjalën për manipulime dhe keqinterpretime të mediave por deklaratë reale”, u shpreh Bogoevski.

Ai gjithashti tha se Maqedonia do të ketë një lloj federalizimi falë ndarjeve që i ka bërë qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT