Bayerni “shkeli” Shaktarin me rezultat 7-0, duke u kualifikuar me lehtësi në cerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Për mbrojtësin bavarez, Jerome Boateng, skuadra e tij është e vendosur për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve e që këtë vit luhet në Berlin të Gjermanisë.
“Ne jemi të vendosur për të shkuar në Berlin, edhe pse ka ende një rrugë e gjatë për të shkuar. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh,” ka deklaruar Boateng.
Boateng shënoi golin e dytë për Bayernin në duel me ukrainasit duke paralajmëruar debaklin për Shakhtar Donjeck.
- Advertisement -