BMW X5 i ri me paketë të re

    Kompani gjermane për rregullimin e veturave, Hamann dhe Automobile DS & Auto kanë promovuar programin e tyre tuning për modelin BMW X5 M50d.

    Pjesë e risive të parashikuara për këtë model është përforcimi i motorit, ku BMW X5 M50d tani posedon motorin me kapacitet prej 462 kuaj fuqi.

    Në sajë të kësaj kompanie është bërë e mundur që BMW X5 i ri tani të pajiset me një program të plotë tuning, i cili përfshin amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave prej alumini, duke përfshirë rrotat Hamann Anniversary Evo Black Line me diametër prej 23-inç.