Blinken zbulon planin e ukrainasve, nëse vritet Zelensky

Ukrainasit kanë plan për “vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër”, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet.

Kështu ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një interviste me “Face the Nation” të CBS të dielën, transmeton Indeksonline.

“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër, dhe unë do ta lë me kaq”, tha Blinken.

Blinken gjithashtu komplimentoi Zelensky për udhëheqjen e tij gjatë kësaj krize.

“Lidershipi që ka treguar Presidenti Zelensky dhe e gjithë qeveria është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas”, tha Blinken.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT