Blindohet Brukseli, flitet për kërcënime serioze

Autoritetet belge, kanë vendosur Brukselin në nivel të lartë sigurie që pas sulmeve të një jave më parë në Paris. Por, në orët e para të së shtunës autoritetet kanë tërhequr sërish vëmendjen, ku përmes një deklarate flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë.

Sipas medieve ndërkombëtare, deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës, ku thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet: “Në bazë të informacioneve të fundit, qendra ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”.

Qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove. Sipas autoriteteve, vetëm Brukseli është në nivel të lartë sigurie, ndërsa në pjesën tjetër të vendit masat do të jenë të njëjtat.

/Shekulli Online/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT