Gjatë kësaj jave në “Rrugën e Kombit” në aksin rrugor “Milot-Morinë”, ndodhi një aksident me fatalitet, ku mbetën të vdekur 4 persona.

Katër personat e vdekur janë: Blerim Avdijaj(51 vjeç), Anjeza Avdijaj(34 vjeç), Klejdi Koçi(10 vjeç) dhe Medina Avdijaj (6 vjeç), transmeton Indeksonline.

Këtij aksidenti arriti t’i shpëtoj vetëm një vajzë 3 vjeçare. Ajo po vazhdon të luftoj për jetë në spitalin e Tiranës.

Familja Avdijaj jetonte në qytetin e Schaffhausen të Zvicrës. Mediumi zviceran “Blick”, ka publikuar fotografitë e të ndjerëve.

Varrimi i tyre do të bëhet sot në qytetin e Prishtinës në ora 11:00. /Indeksonline/

Blerim Avdijaj dhe Anjeza Avdijaj
Klejdi Koçi
Medina Avdijaj