Blerta Deliu Kodra për vizitën e Dikoviqit në Kosovë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, e ka cilësuar si fyerje vizitën e Dikoviqit në Kosovë. Në reagimin e deputetes thuhet se aktivistët për të drejtat e njeriut në Serbi e kanë akuzuar drejpërdrejt për pjesëmarrje dhe urdhër dhënie të masakrës së Rezallës, Çikatovës, e fshatrave tjera në Drenicë.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Blerta Deliu Kodra

Vizita e Dikoviqit në Kosovë është fyerje dhe poshtërim për viktimat dhe për qytetarët e Kosovës.

Gjenerali famëkeq me të kaluarën e tij kriminale është përgjegjësi kryesor për gjenocid, vrasje, dhunime, madje ai është përgjegjës edhe për fshehje të gjurmëve të krimit.

Aktivistë të drejtave të njeriut në Serbi kanë ofruar dëshmi në bazë të cilave Dikoviq akuzohet drejtpërdrejt për pjesëmarrje dhe urdhër dhënie të masakrës së Rezallës, Çikatovës, e fshatrave tjera në Drenicë. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT