Një rast i falsifikimit të parasë është regjistruar në qytetin e Skenderajt, transmeton drenicapress.info

Mësohet se një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se i dyshuari mashkull ka porositur një telefon në Skenderaj. Pasi ja ka sjellur telefonin i dyshuari e ka bërë pagesën, mirëpo një kartëmonedhe prej 500 (pesë qind) € e cila është konfiskuar dyshohet të jetë e falsifikuar.

I dyshuari ende nuk është identifikuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /DrenicaPress/