Bledar Devolli “infuzion” i madh për Drenicën, seri fantastike nën udhëheqjën e tij

Skuadra e Drenicës ka triumfuar përballë skuadrës së Feronikelit me rezultat 1 me 0 në derbin drenicak.

Golin në këtë duel e ka shënuar në minutën e 90’të.

Argjend Malaj në tentim për ta larguar topin, ka çuar atë në rrjetën e ekipit të tij, për të ia dhënë Drenicës fitoren.

Ishte kjo fitorja e tretë nën urdhërat e trajnerit Bledar Devolli në katër ndeshje. Devolli e nisi mbarë me fitore ndaj Trepçës ’89, pastaj e mposhti edhe Prishtinën në “Bajram Aliu”, kurse barazoi me Besën në transfertë 0 me 0.

Drenica nën urdhërat e tij duket një skuadër shumë mirë e komponuar që po ofron edhe rezultate jashtëzakonisht pozitive. Analizuar në pikë, Drenica ka arkëtuar 10 pikë nga 12 të mundshme në katër ndeshjet e fundit.

Momentalisht skuadra nga Skenderaj renditet në pozitën e katërt me 18 pikë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT