BlackBerry ka krijuar një tablet të sigurisë së lartë në bashkëpunim me Samsung-un dhe IBM-ën. Tableti do të hidhet në treg gjatë verës dhe do të kushtojë 2380 dollarë. Tableti, i quajtur SecuTablet, është shumë i ngjashëm me tabletin Galaxy Tab S 10.5 të Samsung-ut. Ai përmban teknologjinë e kodimit Secusmart, që është tashmë në pronësi të BalckBerry-t, pas blerjes së kompanisë Secusmart vitin e kaluar.
Teknologjia e kodimit e kompanisë Secusmart po përdoret nga qeveria gjermane dhe kanadeze për të ndaluar spiunimin e njerëzve nëpërmjet tabletëve. Për krijimin e këtij tableti ka ndihmuar edhe kompania IBM, e cila ka krijuar një softuer që i jep mundësi përdoruesit të ndajë aplikacionet e punës dhe ato personale në të njëjtën pajisje. Ky softuer mbron të dhënat e rëndësishme edhe nëse pajisja është prekur nga ndonjë virus, raportono krokodili.al
Siç thamë edhe në fillim, për krijimin e pajisjes SecuTablet kompanitë janë bazuar tek Galaxy Tab S 10.5. Ky tablet përmban ekran 10.5 inç Super AMOLED me rezolucion 2560 x 1600 pikselë dhe densitet 288 pikselë për inç. Tableti fuqizohet nga procesori Exynos 5420 CPU me tetë bërthama me shpejtësi 1.9GHz. Ai ofron kartat grafike ARM Mali-T628 MP6 GPU, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë, mund të përdorni kartën microSD me kapacitet deri në 128GB. Tableti ka gjithashtu një kamerë të pasme 8 megapikselë, kamerë ballore 2.1 megapikselë dhe bateri me kapacitet 7900mAh.
- Advertisement -