Bizneset e Vushtrrisë trajnohen për të shkruar projekt propozime (foto)

Më 11 dhe 12 mars 2015, Komuna e Vushtrrisë përkatësisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural së bashku me AZHR Veri ka mbajtur një takim me bizeneset e Vushtrrisë.
Në këtë takim u mbajt një trajnim mbi “Hartimin e Projekt Propozimeve”, ku pjesëmarrësitë, kryesisht biznesmen nga komuna e Vushtrrisë mësuan mënyra të ndryshme për të hartuar projekte për të ardhmen.
Drejtoresha e Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arta Haxhaj, e ka velërsuar mjaft lartë këtë trajnim duke thënë se kjo është në të mirë të biznesmenëve tonë, dhe ka premtuar se të tilla takime do të ketë edhe në të ardhmen.
Në anën tjetër pjesëmarrësit e vlerësuan lartë trajnimin, duke treguar interes për aktivitetet e mëtejshme për ndërtimin e kapaciteteve që do të ofrohen nga Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe AZHR Veri në të ardhmen.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT