Bizneset e Mitrovicës konkurojnë biznesin kosovar dhe atë rajonal

Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Biznesit” ne Komunën e Mitrovicës, kryetari i komunës Agim Bahtiri së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi, Nasuf Aliu, dhe me bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar kompanitë:  “ViPrint” , “Missini Sweets” dhe kompaninë “Fitimi”.

Pronarët e këtyre kompanive kanë njoftuar kryetarin Bahtiri për mënyrën e zhvillimit, të arrituart dhe sfidat e tyre.
Të gjitha këto kompani të cilat fillimisht  kishin startuar me kapacitete te vogla të prodhimit ndërsa sot me produktet e tyre cilësore kanë arritur  që të jenë konkurruese jo vetem ne tregun e Kosovës por edhe më gjerë.
Kryetari Bahtiri edhe gjatë kesaj vizite i njoftoi pronarët e këtyre kompanive me aktivitetin e ndërmarr nga komuna e Mitrovicës për shpërndarjen e parcelave në parkun industrial dhe së shpejti ne parkun e biznesit ne fshatin Frashër. Në këtë mënyrë ju mund ti zgjeroni kapacitetet e juaja prodhuese e njëkohësisht ti kontribuoni  zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës shtoi Bahtiri.

Pronarët e këtyre kompanive u shprehën shumë të kënaqur me vizitën  e kryetarit Bahtiri, ata vlersuan larte punën dhe përkushtimin e tij qe t’ju dalë në ndihmë bizneseve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT