Bixhoz dhe fajde: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 16 persona në 77 lokacione

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

  • R. L. lindur me 1962                                   m/sh/k
  • D. H. lindur me 1986                                   m/sh/k
  • B. I. lindur me 1985                                   m/sh/k
  • R. I. lindur me 1960                                   m/sh/k
  • S. H. lindur me 1959                                   m/sh/k
  • F. I. lindur me 1992                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

  • 3 ruleta,
  • 2 tavolina pokeri,
  • 69 aparate të lojërave të fatit,
  • 2 lojëra Keno,
  • 2 armë,
  • 546 fishekë,
  • 17 PC,
  • 3 DVR,
  • 9 telefona celularë,
  • 41 260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike, pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”,  sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

 

  • B.B lindur me 1983                                   m/sh/k
  • A.SH lindur me 1986                                   m/sh/k
  • R.S lindur me 1986                                   m/sh/k
  • A.G lindur me 1983                                   m/sh/k
  • G.M lindur me 1991                                   m/sh/k
  • Xh. M lindur me 1980                                   m/sh/k
  • I.G lindur me 1969                                   m/sh/k
  • V.I lindur me 1984                                   m/sh/k
  • A.A lindur me 1986                                   m/sh/k
  • L.H lindur me 1978                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.

10030 Euro,

200 Franga të Zvicrës,

100 Dollarë Amerikan dhe

Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT