Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti.
Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z. Nuredin Lushtaku, i cili e kryesoi mbledhjen si dhe anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komunë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Gjithashtu është diskutuar edhe për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018.
Komandanti i stacionit të policisë në Skenderaj, z. Basri Durmishi, gjatë takimit të KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë. Ai tha se gjendja e sigurisë në Skenderaj është stabile dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë e Kosovës.
Nënkryetari i komunës, z. Nuredin Lushtaku, ka falënderuar anëtarët e KKSB-së, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre duke shtuar se Komuna e Skenderajt do të ketë bashkëpunim me gjithë anëtarët e këtij këshilli por edhe me të gjithë mekanizmat e tjerë.
Ai tha se ky bashkëpunim është në interes të veçantë të qytetarëve të Komunës së Skenderajt.