Biografitë e kandidatëve për të parin e Drenasit: Mësojeni sa gjuhë të huaja flasin Lladrovci e Xhemajlaj

Lladrovci, përveç gjuhës amtare, flet edhe katër gjuhë të huaja. Në biografinë e tij shkruan se ai zotëron gjuhën gjermane, angleze, serbe dhe kroate.

Në anën tjetër, kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka lindur me 7 dhjetor 1968, në Abri të Epërme, në Drenas.

Në biografinë e tij shkruan se ai e ka përfunduar Gjimnazin në Drenas në periudhën 1983-1987, duke vazhduar më tutje me Fakultetin Filozofik, drejtimi Histori-Gjeografi, përgjatë viteve 1989-1991.

Nga viti 2007-2010 e ka përfunduar drejtimin Menaxhimi i Emergjencave, në Kolegjin Biznesi. Ndërkaq, gjatë periudhës 2013-2016, ka përfunduar masterin në shkencat të sigurisë.

Punët të cilat i ka bërë Xhemajlaj gjatë jetës së tij: Gjatë periudhës 1992-1995 ka qenë arsimtar i Historisë, derisa në vitin 1995-1999 ka ushtruar pozitën e drejtorit të shkollës. Nga viti 1997-1999 ka qenë pjesëtar i UÇK-së, komandant i batalionit II-të BRIG 113 të Zonës Operative të Drenicës. Nnga periudha 1999-2000 ka ushtruar funksionin e drejtorit të inspeksionit në Qeverinë Komunale në Drenas.Nga viti 2000-2009 ka qenë nënkolonel në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), ndërsa në vitin 2010-2016 ka qenë zyrtar në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përveç gjuhës amtare flet edhe anglishten dhe serbishten.

Ndryshe, më 18 dhjetor mbahet balotazhi në komunën e Drenasit, ku përballë njëri tjetrit do të jenë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai nga radhët e “Nisma për Kosovën”, Isa Xhemajlaj. /Telegrafi