BIOGRAFI E AUTORIT RIZA GREIÇEVCI

Shkollimin superior e mbaroi në Prishtinë, Fakultetin Filozofik – Gjuhë dhe letërsi shqipe. Tri vjet punoi mësues në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” të vendlindjes, pastaj gazetar i rregullt në gazetën e vetme për ditore shqipe “ Rilindja “.
Merret me poezi, prozë, dramaturgji, publicistikë, humor.
Riza ishte ushtar i UÇK-së, për të vazhduar deri në përfundim të luftës çlirimtare, në Zyrën për Informim të UÇK-së, Zona Operative e Veriut – Shqipëri, me seli në Kukës , nën udhëheqjen e komandantit, gjeneral Xheladin Gashi, Dëshmor i Kombit.
Gjatë Epopesë çlirimtare të UÇK-së, Riza shkroi e botoi tri vepra letrare me motive nga kjo epope: “ Po vjen Drenica”, l998, poemë, kushtuar epopesë së
Jasharëve, pastaj shkroi dhe botoi veprën “ Lis me degë”, l998, poema, po ashtu krejtësisht me motive nga lufta çlirimtare e UÇK-së. Që të dyja këto vepra i botoi në Tiranë. Në veprën letrare “ Lis me degë”, gjendet e botuar edhe drama “ Dasmë në male”, kushtuar veprimtarëve për çështje kombëtare dhe për çlirimin e Kosovës, komandantit të UÇK- së, Fehmi e Xheva Lladroci, bashkëshortes së tij, apo siç e mori epitetin meritor në luftën e UÇK-së, Shotë Drenica
Po ashtu, shkroi dhe botoi veprën “Të fala Tirana “, poema me motive nga lufta çlirimtare.
Deri me tash Riza botoi afro 60 vepra letrare, nga të cilat, duhet veçuar mbi vepra gjinish të ndryshme letrare nga Lufta Çlirimtare e UÇK-së.
Mu për këtë arsye Rizasë iu dha epiteti:
SHKRIMTAR I LUFTËS
Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari ” nga Prekazi i Skënderajt, Riza Greiçevcin e nderoi me Mirënjohje për kontribut në afirmimin e vlerave të luftës çlirimtare, ashtu siç e nderuan me Mirënjohje, Kuvendi Komunal i Skënderajt dhe Kuvendi Komunal i Drenasit për publikimin e veprave me motive çlirimtare dhe historike të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, afirmimin e vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu, Riza, u nderua me
Çmimin Special: SOFRA POETIKE
që jepet për poezinë më të mirë, në takimet tradicionale: Sofra poetike “YMER ELSHANI”,17 prill 2012, në Drenas.
VEPRA NGA I NJËJTI AUTOR:
1. “Gugumani”, l981
2. “Ylberja”, 1984
3. “Flamur nga Drenica”, l990
4. “Kosovë nga Bujanoci deri në Çamëri”
5. “Lugu i Dafinës”, 1995
6. “Bubulina”, 1995
7. “Po vjen Drenica”, “Onufri”
8. “Lis me degë”,“Rilindja”,Tiranë
9. “Të fala nga Tirana”, 1999
10. “Baladë për djepin”, 2000
11. “Krismat e Prekazit”, 2000
12. “Pushka”, 2000
13. “Tringa e Prekazit”, 2000
14. “Procesi G”, dramë, 2001
15. “Ju jeni të lodhur”, 2001
16. “Gjergji në tokën e Gjergjit”
17. “Gala e Galani”, 2002
18. “Kaladardha”, 2003
19. “Qesh e qan Kosova”, 2003
20. “Oso Kuka i Prekazit”, 2003
21. “Bibla e dashurisë”, 2004
22. “Ti matanë, unë këtanë”, 2004
23. “Gjergji i Maleve të Shalës”, 2004
24. “555 aforizma”, 2004
25. “Të Shpella e Dhive”, 20
26. “Limaj – çeliku i paqes”, 2004
27. “Poeti që hyri në përmendore”
28. Fazli Greiçevcit, mësues dëshmor
29. “Legjenda në zemër”, 200
30. “Falë shëndet dashurisë”, 2005
31. “Nuse e Maleve Shota”, 2005
32. “Xha Neza në udhëkryqet e ilegales” 2006
33. “Ezopore “,2006
34. “ Flakadan Artim Jashari “ , 2007
35. “ Hasan Hajzer Bajraktari”, 2007
36. “ Krismë “, 2007, Prishtinë
37. “ Fi-Fi Guri”, 2007, Prishtinë
38. “ Sonte ka dhembje koke Adem Jashari”
39. “ Vallja e Pavarësisë”, 2008
40. “ Hysni Dërguti”, 2008
41. “Gisht për gisht me pavarësinë”
42. “Malet e Pajtimit”, 2008
43. “Xhemail Murat Aruçi” 2009
44. “Procesi G”
45. “Një trini në Dardani”, 2009, Prishtinë
46. “S’harron zemra e nënës”, Prishtinë, 2010
47. “Prushimë malli” , 2009, Prishtinë
48. “Edhe malet janë shqiponja”, 2010
49. “Zogmali”, 2010
50. “Deri në vdekje”, 2011,
51. “ Urtësi nga më të shquarit e kombit” – 1
52. “ Një tokë, një kokë” – 2
53. “ Gjaku gatoi lirinë” –3, Prishtinë
54. “ 100 vjet Shqipëri ”, 2012
55. “ Shqipe ishim, shqipe jemi”
56. “ Teuta në Prekaz-Gjenerali Pirro” 2012
57. “ Kështu ka thanë Xhemail Abria”, 2012
58. “Motra jemi, Abetare”, 2014.
59. “Male me duvak”, tregime,Sahkup, 2014.
60. “Poeti që u shkri në diell, Monografi, 50
vjet nga rënia e Fazli Greiçevcit
61. “Ndryshe”, poezi, Prishtinë, 2014.
62. “Hulhulaja shkoj të daja”, Prishtinë, 2014.
63. “Malet e pajtimit”, novelë, 2008, Prishtinë
64. “Non bis in idem”, publicistike letrare 1, Prishtinë, 2014
65. ” mE JETU SHQIP”,publicistike letrare, 2, Prishtine
- Advertisement -

MË TË FUNDIT