Billbord ofendues edhe ndaj Margarita Kadriut

Fushata ofenduese ndaj gazetarëve nga, siç shihet nëpër billbordë, korporata “Devolli”, e nisur ndaj gazetarit të gazetës “Express”, ka vazhduar edhe me një billbord tjetër ku deputetja Margarita Kadriu është paraqitur si lopë.
Billbordi, që është vendosur gjithashtu në qytetin e Pejës sikurse ai i Berat Buzhalës, mban mbishkrimin “M’GITA – Ushqim për kafshë”.
Kadriu, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi me listën e PDK-së me ç’rast edhe fitoi postin e deputetes, pak kohë pas formimit të koalicionit qeveritar LDK-PDK ishte tërhequr nga grupi parlamentar i kësaj partie duke u shpallur si kandidate e pavarur, më parë kishte qenë pronare e së përditshmes “Kosova Sot”.
Edhe gazeta “Kosova Sot” ka raportuar për dallaveret e pretenduara të korporatës “Devolli”.
Billbordi ofendues ndaj Kadriut është i dyti i ditës së sotme nga, siç shihet në billborde, korporata “Devolli”./Koha.net/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT