Bill Clinton sot në Srebrenicë

Srebrenica sot shënon 20 vjetorin e një krimi të dhunshëm ndaj popullsisë myslimane, nga forcat serbe në Bosnjë dhe për të nderuar viktimat e masakrës, në homazhe po merr pjesë edhe ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, raporton gazeta serbe Telegrafi, transmeton Klan Kosova.

Përvjetori, në  të  cilin do të marrin pjesë një numër i madh i delegacioneve të huaja, do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.

Mirnes Kovaq, një gazetar dhe publicist serb, e ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një fotografi të Bill Clinton me një grua të moshuar boshnjake, e cila po e përshëndet.

Ai e ka dhënë lajmin se Bill Clinton arriti në Srebrenicë. /Klan Kosova/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT