Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ndeshjet e Kosovës me Greqinë dhe Spanjën të zhvillohen nën praninë e rreth 1300 tifozëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që bileta nuk do të ketë në shitje.

Federata e Futbollit të Kosovës, shumicën e biletave do t’ua shpërndajë tifozëve ‘Dardanët’ dhe mysafirëve.

Ndeshja ndaj Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45.