Bilanci i protestave të sotme: 22 të arrestuar, dëmtohet edhe shtatorja e presidentit Rugova

Dëmtohet edhe shtatorja e presidentit Rugova: Ky është bilanci i protestave të sotme
Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë për KosovaPress, se 22 protestues janë shoqëruar për në Stacionin policor. Ai konfirmoi se protestuesit kanë djegur një veturë me targa 3Z, derisa të dëmtuara kanë mbetur edhe disa vetura tjera zyrtare, rasti i të cilave pritet të definohet në vazhdim.

Kelani tha se të dëmtuar kanë mbet edhe disa xhama të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe objekteve tjera përcjellëse.

Siç tha ai, edhe shtatorja e presidentit Rugova ka pësuar dëmtime.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT