Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të një vajze nga një hoxhë në Fushë Kosovë. BIK është distancuar tërësisht nga ky veprim, duke thënë se ai person nuk është fare hoxhë.

Përmes një sqarimi BIK ka njoftuar se i njëjti nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.

Ata shtuan se i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit.

‘’ Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam’’, thuhet në sqarimin e BIK.

Ky është njoftimi i plotë:

”Sqarim për opinion

Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam.
Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut.

Këshilli i BI-së, Fushë Kosovë”./gazetametro.net