Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka rënë që nga fillimi i procesit të vaksinimit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në total numri i rasteve aktive është 166, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1.224 testime, ku 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, pa asnjë viktimë.

Të dhënat e Instituti tregojnë se sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës./FrontOnline/