Situata epidemiologjike me virusin COVID-19 në Kosovë po shkon duke u përmirësuar.

Tash e disa javë në Kosovë numri i të shëruarve është më i lartë sesa i të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 109 pozitive me koronavirus nga gjithsej 744 mostra të testuara.

Brenda kësaj periudhe janë regjistruar edhe 8 raste të vdekjeve me virusin COVID-19.