Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 583 raste pozitive dhe 14 raste të vdekjes.

Krahasuar me dje, që ishte 30, numri i vdekjeve sot është përgjysmuar.

Po ashtu, MSH-ja ka njoftuar se që nga dje janë shëruar edhe 1 mijë e 944 janë shëruar nga Covid-19

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548.