Shkretërirat janë vende përveluese dhe pothuajse pa jetë për shkak të mungesës së ujit dhe nxehtësisë së madhe. Por jo gjatë këtyre ditëve. Saharaja është mbuluar nga dëbora, ndërsa në Arabinë Saudite temperaturat janë rënë në minus dy gradë.

Këto imazhe me akull në dunat e rërës në Sahara sjellin një pamje tejet të pazakontë për këtë vend. Ndërsa në Arabinë Saudite, banorët mbushën shkretëtirën në rajonin e Aseer për të shijuar borën.

Shkretëtira e vogël e Algjerisë, Ain Sefra, e njohur ndryshe si Porta për në Shkretëtirë, është rreth 1 mijë metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga Malet Altas.

Ndërsa shkretëtira e Saharasë mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore dhe përgjatë viteve të fundit ka pësuar ndryshime të temperaturave dhe lagështi.