Biden i konfirmon Jahjagës mbështetjen amerikane për Kosovën (Foto)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Zagreb me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të Samitit Brdo-Brioni.

Presidentja Jahjaga dhe Zëvendëspresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik, njofton Presidenca, transmeton Telegrafi.

Zëvendëspresidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës.

Samiti Brdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane, transmeton Koha.net. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT