Biden e kërcënoi me sanksione personale, vjen reagimi nga kabineti i Vladimir Putinit

Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve ndaj Presidentit Vladimir Putin personalisht nuk do ta dëmtonin atë, por se do të ishin “shkatërruese politikisht”, pasi Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se do ta shqyrtonte këtë masë, nëse Rusia do ta pushtonte Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kongresistët e senatorët amerikanë, të cilët po diskutojnë për sanksione personale kundër udhëheqësve më të lartë të Rusisë, nuk e dinë faktin se atyre u ndalohet me ligj mbajtja e aseteve, pronave dhe llogarive bankare jashtë vendit.

Sanksionet individuale kundër Putinit “nuk do të ishin të dhimbshme, (por) politikisht shkatërruese”, tha zëdhënësi Peskov, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ende nuk ka grumbulluar forca të mjaftueshme për sulm të shkallës së lartë, por se kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund ta bëjë këtë më vonë.

Në anën tjetër, Rusia mohon se ka ndonjë plan për ta sulmuar Ukrainën dhe thotë se kriza po shkaktohet nga veprimet e NATO-s dhe ShBA-së. Ajo ka kërkuar garanci të sigurisë nga Perëndimi, përfshirë premtimin që NATO-ja të mos e pranojë kurrë Ukrainën në gjirin e vet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT