BETEJA

BETEJA 13 prill, 1999
            Vallëzimi i shtrigave serbe, në platon e qendrës së Beogradit, vazhdon ka sa ditë. Të mjerët, nuk e kuptojnë se janë bërë objekt manipulimi i regjimit që humbi tri luftëra (ndërsa të katërtën është duke e humbur patjetër) dhe është në rrugë të mbarë ta shkatërrojë edhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre!
            Ndëgjojë dhe përcjellë me vemendje, lajmet që vijnë nga TV-ja shtetërore serbe, jo me ndonjë qëllim që eventualisht mund të ushtrojë ajo në vetëdijen dhe bindjen time, por thjesht shkaku i kureshtjes dhe krahasimit të interpretimit të lajmeve madhore që po ndodhin këtyre ditëve nëpër qendrat e fuqisë së vendosjes politike, përkitazi me luftën që po zhvillohet në Kosovë. Rrenat e kësaj TV-je, janë aq të pakripta, sa që edhe serbi mesatar (poqese i intereson natyrisht), do të mund të hetoj kataklizmën që është duke ua ofruar “mjeshtria e udhëheqëjes së vozhdit” të tyre.
            “Serbia, është duke u kthyer në kohën e gurit” (!), po klith këtyre ditëve nacionalisti tjetër” Drashkoviq. Aludimi i tijë është një ilustrim ekstrem, por i vërtetë, ngaqë shkatrrimet e gjertanishme dhe ato që do të pasojnë deri në pranimin e “kushteve” të NATO-s, vërtetë, Serbinë do ta sjellin buzë greminës dhe katastrofës kujtoj edhe humanitare!
            Çlirimi i Kosovës, tashma nuk vëhet në pyetje. Pyetja është, sa do të mund të qëndrojë regjimi aktual serb? Dëshira për ta shkatrruar infrastrukturën, makinerin ushtarake, dhe resurset e ndryshme që i disponon ajo, disi në mënyrë mazohiste më bëjnë ithtarë të vazhdimit të kësajë fushatë morbide dhe shkatrrimtare, por njëkohësisht edhe të domosdoshme në këto ditë të vështira për popullin shqiptar.
            Dikund kam pas lexuar se në rastin e hipotekës që e bartin edhe sot gjermanët, një pjesë të fajsisë kolektive e duhet ta bartë edhe populli gjerman!
            Athua, do të mund të themi se kjo vlen edhe për fashizmin serb tani në fund të këtij mileniumi?
            Sigmund Frojdi, dikund në analizat e tija, për kompleksin gjerman pakashum dha një diagnozë substanciale, duke konstatuar se: “individi, familja, rrethi (dhe atmosfera e krijuar politike në këtë kohë në Gjermani, kursivi im), kombi… e përkrahnin  dhe identifikoheshin me ideologjinë fashisoide, pikërisht shkaku i nënshtrimit të individualizmit që i nënshtrohej personalitetit të familjes në formën më ekstreme të negacionit që për pasojë pati terrorrizmin kolektiv.Poqese, argumentet psikologjike të Frojdit, flasin në favor të spjegimit të natyrës  së paraqitjes së ideologjisë fashiste: mu për shkak të “nënshtrimit të individualizmit”… Atëherë asnjë argument i yni sociologjik nuk mund të arsyetojë paraqitjen e neofashizmit serb të modifikuar në formë të kompleksit absurd të dominimit mbi të tjerët, në fund të këtij mileniumi në trollin e Ballkanit
            Me sa duket, ndër serbët kemi të bëjmë me një fenomenologji specifike të trungut që i përkasin, e ai siq pohon edhe historiani i shquar Lushiq, është koncepti i iluzionit, mashtrimit e sidomos  mitit, ku ai jap spjegime për kanonizimin e personaliteteve të shquare serbe, si mbretin Dushan, Shën Savën, mbretin Uroshet etj. si nevojë e krijimit të iluzionit për lashtësinë dhe përkatësinën e kompleksit edipal!
            Ndjenjën e hegjemonizmit serbët ndajë shqiptarëve e ndërtuan në bazë të mitit mbi viktimizimin e tyre në “betejën” e Kosovë!    Është, interesant se e njejta gjë po i përcjellë ata, edhe sot e gjashtëqind  (e dhjetë) vjetë më vonë. Kam përshtypjen, se pas “betejës” së sivjetshme, prap serbët do të festojnë “fitorën” e tyre mbi Kosovë!? Por me një dallim shumë të qartë. Jo në Kosovë më, por në “pashallukun” e tyre! Dhashtë zoti dhe ashtu u bëftë!
Shkëputur nga libri i profesor Fadil Malokut “VETË ZOTI NA SHPËTOJË” (Ese Sociologjik për Luftën)
Nesër “LAJMET” 15 prill, 1999
- Advertisement -

MË TË FUNDIT