Besart Berisha vazhdon të shënojë në kampionatin australian. Sulmuesi nga Prishtinaa ka ndihmuar ekipin e tij Melbourne Victory që të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen Play-off përballëMelbourne City, të cilën e fituan 3-0.
Berisha ishte ai që realizoi golin e parë të takimit në minutën e 18-të duke hapur kështu edhe serinë e golave.
Për të dyfishuar rezultatinmendoi Barbarouses në minutën e 30-të dhe për të vulosur takimin ishte sulmuesi tjetër Thomspon i cili shënoi golin e tretë në minutën e 87-të.
Skuadra e sulmuesit nga Prishtina është shumë pranë kurorëzimit si kampione e Australisë.
- Advertisement -