Është bërë varrimi i Albert Krasniqi i cili e djeshme në Prishtinë ka mbetur i vrarë.

Në varrimin e Krasniqit janë duke marrë pjesë qindra njerëz, familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit.

Vdekjen e tij më së rëndi e ka përjetuar e ëma e cila duket në dhimbje të madhe, shkruan Reporteri.net.

Autor i vrasjes, dyshohet jetë baba i tij, e shkaku pse ndodhi një gjë e tillë ende nuk dihet.

Ish-gruaja e Albert Krasniqit, Besa Gashi së bashku me vajzën e tyre janë parë sot në varrimin e të ndjerit.

I ndjeri la pas vetes një vajzë. /Reporteri.net