Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic e ka quajtur gjenocidin në Srebrenicë “krim të tmerrshëm”.

Ajo të martën në Jahorini të Bosnjës tha se nuk planifikon të shkojë në Srebrenicë me 11 korrik, ku do të shënohet përvjetori i gjenocidit ndaj popullatës myslimane të Bosnjës të krter nga serbët gjatë luftës.

“Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic tha të martën në Jahorinë se nuk e ka ndërmend të shkojë në Srebrenicë me 11 korrik, ku do të shënohet përvjetori i gjenocidit ndaj boshnjakëve të kryer nga ushtarët dhe policia serbe. Ajo tha se kthimi në të kaluarën, nuk do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Agjencia e lajmeve kroate ‘Hina’, transmeton Indeksonline.